Këtë të enjte parlamenti pritet të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, pas miratimit që mori në Këshillin e Mandatave ditën e hënë.
Në të njëjtën kohë edhe opozita ka paralajmëruar protestë, e cila sipas demokratëve është vazhdim i mosbindjes civile në Parlament.
Ndërkohë policia e kryeqytetit ka marrë masa për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së demokratëve.
Që në orët e para të mëngjesit makina dhe forca të shtuara të Policisë shihen në hyrje ndërtesës së Parlamentit, ndërsa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla hyri në Kuvend nga pedonalia Murat Toptani.
Një ditë më parë Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për interpretimin e nenit kushtetues për heqjen e imunitetit, duke i hapur kështu rrugën Kuvendit për heqjen e mandatit.
Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme ajo që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Sali Berishën.