
Në kuadër të debatit mbi vetingun në drejtësi, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, juristi Bardhyl Hasanpapaj duke komentuar dokumentarin e përgatitur nga KDI, ka thënë se kjo është politikë në drejtësi sesa një strategji për të reformuar sektorin e drejtësisë, gjyqësinë dhe prokurorinë.
Ai tutje tha që të gjitha partitë nuk e kuptojnë sa duhet reformën në drejtësi dhe nuk e kuptojnë konceptin e Vetingut.
“Në Kosovë ekziston një qasje paushalle që duhet reformë, duhet veting por askush deri me tani nuk ka dhënë të dhëna të sakta dhe bindëse për procesin gjithëpërfshirës të vetingut”, ka thënë Hasanpapaj.
Ai tutje tha që këtë e ka thënë Komisioni i Venecias kur ka refuzuar idenë e Qeverisë së Kosovës për të pasur një proces vetingu gjithpërfshirës.
Hasanpapaj tha po ashtu se për me e realizu një veting të tillë duhet bërë ndryshimet kushtetuese, ato sipas tij janë të pamundshme në këtë kostelacion politik dhe se çdo debat tjetër përtej kësaj është politikë mbi drejtësinë.
“Nuk janë marrë hapat e duhur, në mënyrën dhe vendin e duhur për të bërë reformën në drejtësi”, ka thënë Hasanpapaj. /Gazeta10/