Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, Policia nis hetimet

Gazeta10
23 December 2023 - 9:01

NJë burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Ali Hadri”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet.

“HETIM I VDEKJES – Rr. Ali Hadri, Prishtinë 21.12.2023 – 05:30. Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.