Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial prezanton librin “Prishtina në 52 ndërtesa”

Gazeta10
09 September 2022 - 11:55

Manifesta Biennial ka prezantuar librin e sapobotuar “Prishtina në 52 ndërtesa”, raporton Gazeta10.

Në këtë libër mund të gjendet edhe një kontribut nga Carlo Ratti, një prej ndërmjetësuesve kreativë të Manifesta 14 Prishtina e gjithashtu prej Daniele Belleri-t dhe Erzë Dinaramës.

Tutje, bëhet e ditur se për këtë libër do të ketë një bisedë nesër në Qendrën për Praktikë Rrëfyese.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Aty ku dashuria gjen vend: Prishtina in 53 Buildings (Prishtina në 53 ndërtesa)

Libri i sapopublikuar “Prishtina në 53 ndërtesa” përvijon një portret të shumështresuar të kryeqytetit të Kosovës duke përdorur arkitekturën si një prizëm për të kuptuar proceset politike, kulturore dhe ekonomike. Libri përmban ese mbi pesëdhjetë e tre ndërtesa të shkruara nga autorë me formime dhe perspektiva profesionale dhe gjeografike të ndryshme dhe të bashkëshoqëruara me fotografi nga fotografi italian Filippo Romano. Së bashku, ata ofrojnë larmshmëri dhe ritregime në zëra të shumtë rreth historisë së Prishtinës dhe të tashmes së saj. Në këtë libër gjeni dhe një kontribut nga Carlo Ratti, një prej ndërmjetësuesve kreativë të Manifesta 14 Prishtina e gjithashtu prej Daniele Belleri-t dhe Erzë Dinaramës.

Donika Luzhnica dhe Jonas König, redaktorët e këtij botimi prezantojnë qasjen dhe diskutojnë mbi se si emocionet dhe marrëdhëniet me këto ndërtime formojnë perceptimin për qytetet.

Nesër në Qendrën për Praktikë Rrëfyese do të na bashkohen redaktorët e “Prishtina në 53 ndërtesa” Donika Luzhnica dhe Jonas König në ora 15.00 për një bisedë rreth këtij publikimi.

Na u bashkoni!

PANORAMA, 2021. Photo © Filippo Romano”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.