Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Të reagojë edhe kryeministri”- AGK kërkon hetime nga Policia për veprimet e truprojes së “Kurtit” ndaj gazetares

Gazeta10
28 December 2023 - 18:08

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reagauar dhe e ka dënuar sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj gazetares së TV Klan, Blerta Dalloshi Berisha.“Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin”, thuhet në reagim.

AGK thotë se maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë.AGK-ja ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të hetojë sjelljen e personit në fjalë, dhe gjithashtu nga Kryeministri që të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.