Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

KFOR-i sot po zhvillon një stërvitje në Liqenin e Ujmanit

Gazeta10
30 December 2023 - 13:47

KFOR-i bëri të ditur se ushtarët italianë sot do të kryejnë stërvitjen e tyre vjetore në komunën e Zubin Potokut, në Veri të Kosovës.

Në stërvitjen në Liqenin e Ujmanit do të përfshihen edhe varkat. Në një deklaratë, KFOR-i thekson se ky mision paqeruajtës, i udhëhequr nga NATO dhe i përbërë nga anëtarë të 27 vendeve, ka mbajtur një prani të qëndrueshme në Kosovë që nga viti 1999, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Misioni i KFOR-it dhe Komandës Rajonale është që në mënyrë të paanshme të ruajnë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.