
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediet i pyetur nga gazetarët lidhur me masën e sigurisë arrest shtëpie për kreun e Grupit të Rithemelimit, Sali Berisha, tha se brenda pak ditësh do të japë një konferencë për shtyp.
“Shumë shpejt do të jap një konferencë për shtyp. E respektoj pritjen tuaj dhe ju premtoj që nuk do t’ju zhgënjej”.