Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: Krejt VV-ja u çua në këmbë për Sandulovicin, por nuk reaguan për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Gazeta10
06 January 2024 - 22:56

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar qeveritarë e deputetë të LVV-së që i dolën në mbrojtje politikanit serb Nikola Sanduloviq, por të njëjtit nuk reaguan për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk është i ri fenomeni i rrahjeve brutale, burgosjes e poshtërimit për motive politike në Serbi”.

“Ne e kemi provuar me lëkurën tonë këtë, por risia është që krejt VV janë çu në këmbë me reagime e solidaritet me të, por nuk pati shumë reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së”, ka shkruar Hazir.

“Kryeministria, ministra, deputetë, madje edhe RTK, u bënë mbrojtësit më të mëdhenj të Nikola Sandulovic (apo Dimitrije Tucovic i Albin Kurtit të VV-së), por jo edhe RTK2.

Reaguan kinse në mbrojtje, por sa herë e përmendin këta të VV-së, ata e rrahin edhe më keq!”, ka shkruar Haziri 

Postimi i plotë:

Nuk është i ri fenomeni i rrahjeve brutale, burgosjes e poshtërimit për motive politike në Serbi. Ata që rrezikojnë pushtetin njëmend, i vrasin.

Ne e kemi provuar me lëkurën tonë këtë, por risia është që krejt VV janë çu në këmbë me reagime e solidaritet me të, por nuk pati shumë reagime për arrestimin e ushtarit të UÇK-së.

Kryeminsitria, ministra, deputetë, madje edhe RTK, u bënë mbrojtësit më të mëdhenj të Nikola Sandulovic (apo Dimitrije Tucovic i Albin Kurtit të VV-së), por jo edhe RTK2. Reaguan kinse në mbrotje, por sa herë e përmendin këta të VV-së, ata e rrahin edhe më keq!

Urime krishtlindjen ortodokse gjithë besimtarëve. Le të jetë një vit me shendet e të mirat e Zotit!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.