
E diela e parë e vitit të ri 2024, sjellë para ekraneve emisionin e parë “Kampionët” me një super panelë.
Analistit tonë të përhershëm, Bekim Isufit, në studio i janë bashkuar edhe Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Qëndrim Kida.
Në diskutim e sipër, Lushtaku foli disa fjalë për Superligën e Kosovës në përgjithësi, duke dhënë deklarata të forta.
“Superliga e këtij sezoni është më e dobëta e viteve të fundit. Superliga më herët ka qenë më me konkurrencë, andaj ka pësuar edhe rënie.”
Trajneri Lushtaku ka dhënë disa nga arsyet se pse ka ndodhur ky ‘fenomen’.
“Më herët në Superligë kishte disa skuadra që luftonin për titullin e kampionit, ndërsa tash e shohim se vetëm Ballkani e Drita po shkojnë për titullin e kampionit.”
Arsye tjetër e dhënë nga Lushtaku është edhe rënia e cilësisë te shumica e ekipeve.