
Kryeministri Albin Kurti tha se me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar biseduan për thellimin e miqësisë, ndërsa tha se Kosova mund të mësojë nga përvoja dhe suksesi i Irlandës.
Në një konferencë të përbashkët për media, Kurti tha se i kërkoi kryeministrit irlandez mbështetje për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarim në BE.
“Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësimin si në Këshillin e Europës, si dhe për anëtarësim në Bashkimin Europian”, tha Kurti, raporton gazeta10.
Kryeministri Kurti ka foli edhe për shtetin e Irlandës duke thënë se ky shtet është shembull dhe burim frymëzimi.
“Kemi ngjashmëri që ne i ndajmë… Nga pikëpamja shoqërore, populli ynë shquhet për ngrohtësinë dhe mikpritjen e tij pavarësisht vështirësive që ka përjetuar”, tha Kurti.
“Të dy shtetet gëzojmë një aleancë të palëkundur dhe lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti. /Gazeta10/