
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën e Ligës së Parë.
Të ftuar në studio janë: Avni Haxhiu, Sami Boroci, Betim Qerkini, Jeton Gashi, Shefki Dauti dhe Liridon Ahmeti.
Gjatë diskutimit, folën edhe Betim Qerkini i Dinamos së Ferizajt dhe Agon Pira i Vllaznisë së Pozheranit.
Qerkini nga Dinamo thotë se pati mosmarrëveshje shkaku i kontratës.
“Ne i kemi parë dy kontrata, një në shqip e tjetrën në anglisht. Në ato kontrata shkruante se ai do të ishte i lirë në muajin janar të këtij viti, mirëpo Vllaznia kishte një kontratë vetëm në shqip, që e bënte Tetteh lojtar të saj deri në qershor” – tha ai.
Ndërkohë, në lidhje direkte ishte edhe Agon Pira, përfaqësues i klubit të Vllaznisë së Pozheranit, duke kundërshtuar këto akuza.
“Lojtari në fjalë ka kontratë deri në qershor me klubin tonë, ai tashmë ka filluar stërvitjet me Dinamon, por ai është lojtar i klubit tonë deri në përfundim të këtij sezoni.” – tha Pira.
Ky i fundit tha po ashtu se e kanë ftuar lojtarin Tetteh të kthehet në klub e të vijë të marrë pagën që klubi i kishte mbetur borxh, mirëpo ai nuk ka pranuar të kthehet./Gazeta10/