
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën e Ligës së Parë.
Të ftuar në studio janë: Avni Haxhiu, Sami Boroci, Betim Qerkini, Jeton Gashi, Shefki Dauti dhe Liridon Ahmeti.
Gjatë diskutimit, folën edhe Jeton Gashi, kryetar i klubit nga Lipjani, Ulpiana 1926.
Ai kishte vetëm kritikë ndaj Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke thënë se ia kërkuan një dokument të para tri vitesh.
“MKRS-ja tek tash pas tri vitesh më kërkoi një dokument të sponsorizimit, andaj kishim telashe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti” – tha ai.
Tutje, ai tha se këtë vit ka filluar të rikthehen gjërat në vendin e vet.
“Te Ulpiana jemi rikthyer në rrugë të drejtë, nuk kemi tashmë asnjë problem, kemi nënshkruar me lojtarë të ri” – përfundoi ai.