Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dyshime për mjete shpërthyese brenda QKUK-së, Policia jep detaje

Gazeta10
16 January 2024 - 16:11

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dyshohet për një mjet shpërthyes në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, te Klinika e Patologjisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë Gazeta10 se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’u siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

Në vendngjarje ndodhen edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Klinikën e Patologjisë, respektivisht institutin para klinik. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policies”, ka deklaruar Borovci./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.