
Këshilltari Komunal i LVV-së Gëzim Sveçla ka folur sot për rënien e çatisë së Komunës së re në Prishtinë ku si pasoj e kësaj rënie ka mbetur e lënduar një vajzë, ai këtë situate e ka quajtur si shqetësuese për të ndodhur për një objekt të ri të ndërtuar.
Sveçla në emisioni “Politiko” me Kushtrim Sadikun poashtu ka treguar se për këtë rast duhet të merrën Prokuroria dhe hetuesin për të zbuluar se si ka ndodhur kjo ngjarje.
“Është shumë e rëndësishme që Prokuroria dhe hetuesia të merrën thellësisht me rastin dhe ky është një alarm i fundit në fushën e ndërtimeve që ndodhi në kryeqytet”, ka thënë ai.