Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti për sulmin e 11 shtatorit, do të sigurohemi që terrorizmi të mos triumfojë kurrë

Gazeta10
11 September 2022 - 11:04

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me një postim në Facebook, ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit 2001 në SHBA, duke thënë se Kosova ndjen bashkë me shtetin amerikan dhe së bashku do të sigurohen që terrorizmi të mos triumfojë kurrë, raporton Gazeta10.

“Ne sot bashkëndjejmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku do të sigurohemi që terrorizmi dhe ligësia nuk do të triumfojnë kurrë…Pak më shumë se dy vjet kishin kaluar nga çlirimi i Kosovës…Një vrull ndjenjash të përziera mes frikës, zemërimit dhe pafuqisë për t’i dalë në ndihmë vendit që ndali gjenocidin dhe na ndihmoi të fitonim lirinë, përcillnin pamjet apokaliptike të rrëzimit të rrokaqiejve binjakë në Neë York dhe të shkatërrimit të një pjese të Pentagonit, në afërsi të kryeqytetit amerikan, Washington, D.C”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje ai tha se sot kujtojmë për të mos i harruar kurrë gati tremijë jetë të bukura, nga më shumë se 90 shtete, që u morën mizorisht.

“Ata që sulmuan shpresuan që përmes frikës dhe terrorit ta dobësonin, por ShBA-të qëndruan këmbëngulëse dhe dëshmuan se asnjë akt terrori nuk ndryshon karakterin e kombit amerikan të themeluar mbi besimin se të gjithë janë të krijuar të lirë dhe të barabartë”, ka thënë Kurti./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.