
Marigona Hill dhe NLB Banka kanë nënshkruar një marrëveshje të re për financimin e blerjes së shtëpisë, tarracierit ose apartamentit në Marigona Hill.
Bashkë me zhvillimet e reja në Marigona Hill, po shtohen edhe marrëveshjet që e bëjnë blerjen në këtë qytezë përrallore më të lehtë. Ditëve të fundit është nënshkruar marrëveshja për financimin e blerjes së shtëpisë, tarracierit ose apartamentit në këtë qytezë, ku gjeni gjithçka që ju keni ëndërruar. Kushtet e reja të kësaj marrëveshje janë shumë të favorshme dhe synojnë të lehtësojnë këtë proces për ju. Në marrëveshjen e re do të gjeni përfitimet vijuese:
– Shuma e kredisë deri në 500,000€;
– Afati i kredisë deri në 30 vite;
– Normë fikse e interesit për 5 vitet e para të kredisë;
– Kartelë kreditore Comfort Card me mirëmbajtje falas për vitin e parë;
– Mbitërheqje pa provizion;
– Trajtimi i veçantë për klientët, kursimi i kohës dhe shërbime të shpejta bankare përmes një Bankieri Personal
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, përfaqësuesit e bankës NLB dhe Marigona Hill shprehen entuziazmin e tyre për këtë mundësi të re, duke shpresuar që të ofrojë një zgjidhje të përshtatshme për të gjithë ata që janë të interesuar në investime të tilla. Për më shumë informacione dhe detaje mund të vizitoni zyrat e Marigona Hill apo degët e bankës NLB.
Për kontakt: 049/8 162 000 ose info@marigonahill.com