Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Rugovën e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Gazeta10
21 January 2024 - 10:45

Kryeministri Kurti bashkë me presidenten Osmani sot kanë bërë homazhe te varri i ish presidentit Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti ka thënë se ish presidenti Rugova sot e kujtohet për rolin dhe dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

“Bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës dhe kolegë të tjerë nga institucionet e shtetit vendosëm lule të freskëta tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, i cili është edhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kur Republika ishte Republikë për rezistencë ndaj okupimit të Serbisë në Kosovë, por edhe president i parë i Kosovës së çliruar. Sot në 18 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës civile. Si shkrimtar shqiptar, presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallëkush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të ’90-ta”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.