
Analisti Halil Matoshi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq duke thënë se po e ndihmojnë njëri -tjetrin për zhagitje të marrëveshjes së Ohrit.
“Këta dy liderë nuk po dojnë me u rritë, thjeshtë këta po dojnë me mbet në shekullin e kalumë, në konfliktet e viteve të 90-ta ose së paku me retorikë po i kthejnë konfliktet e 90-ave”, tha Matoshi.
Tutje ai në emisionin Politiko në Kanal10 tha se qasja e dy liderëve po e dëmton tërë rajonin.
“Deklaratat e tyre luftënxitëse veçse e dëmtojnë gjithë rajonin dhe një ditë do ta kuptojnë besoj të dy popujt që Procesi i Berlinit është shansa e vetme që ne jo veç me qenë pjesë e Bashkimit Evropian në kuptimin financiar por edhe pjesë e vlerave të përbashkëta.”/Gazeta10/