
Gjilani dhe Prishtina janë ndarë baras në përballjen e parë mes tyre në këtë sezon, me shifrat 1-1, shkruan Gazeta10.
Gjilani kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë, me anë të futbollistit brazilian, Elton Cale.
Me golin e Cales, skuadra e udhëhequr nga Zekerija Ramandani shkoi në pushim me avantazh minimal.
Në pjesën e dytë, Prishtina shtoi sulmet dhe arritën të barazonin rezultatin, golashënues ishte Kreshnik Uka.
Me këtë barazim, Gjilani vazhdon të jetë në krye të tabelës, ndërsa Prishtina gjendet në pozitën e katërt në tabelë. /Gazeta10/