Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Dyvjeçarja gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Istog

Gazeta10
11 September 2022 - 18:16

Një tragjedi ka ndodhur të dielën në fshatin Zallq të Istogut.

Një vajzë 2-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi, ka thënë se 2-vjeçarja është gjetur pa shenja jete në një bazen të vogël në shtëpinë e saj.

“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka njoftuar Gashi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.