Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Investimet e pensioneve në rënie të lirë

Gazeta10
11 September 2022 - 18:57

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Mbi 161 milionë euro janë humbjet që deri më tani ka pasur Fondi i Kursimeve Pensionale, shkaku i krizës në tregjet botërore. Nga ky institucion kanë thënë se kanë filluar t’i rikuperojnë dëmet. Njohës të ekonomisë kanë kërkuar që të ndërmerren masa urgjente për tejkalimin e kësaj situate, shkruan Kanal10.

Institucioni që menaxhon pensionet e qytetarëve të Kosovës po përballet me krizën më të rëndë e me humbje të mëdha shkaku i krizës në tregjet financiare ndërkombëtar.

Deri në 161.6 milionë euro investimet e TRUST-it pësuan rënie vetëm në 7 mujorin e parë të këtij viti, derisa zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë se kanë filluar t’i rikuperojnë këto humbje.

Vazhdimi i humbjeve të këtij institucioni po shihet me shqetësim nga njohës të ekonomisë, të cilët i kanë bërë thirrje bordit të TRUST_it dhe qeverisë që të marrin sa më shpejt masa.

Tërheqja e një pjesë të mjeteve të trustit, kishte qenë temë diskutimi për muaj radhazi, ku partitë opozitare kishin kërkuar nga ekzekutivi ta lejoj tërheqjen e 30% të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, por që nuk kishte gjetur mbështetje nga kjo e fundit.

Trusti menaxhon me rreth 2.2 miliardë euro, që janë kontribute të mbledhura nga rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës. /Gazeta10

https://youtu.be/zHz9VVyNK-c

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.