Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hyseni: Më 15 shtator do të tregojmë se kur do të përfundojnë punimet e stadiumit të qytetit në Gjilan

Gazeta10
12 September 2022 - 12:37

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka treguar detaje të reja rreth ndërtimit të stadiumit të qytetit të Gjilanit, shkruan Gazeta10.

I pari i komunës së Gjilanit ka deklaruar te emisioni Kampionët në Kanal 10, se me datën 15 shtator do të dihet se kur do të përfundojnë punimet në rinovimin e stadiumit të Gjilanit.

 “Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku do të vijë më datën 15 në Gjilan ku do të mbajmë edhe një konferencë për shtyp për të treguar detajet në lidhje me stadiumin”.Nuk mund të flas tani, pasi nuk dua ta gënjej opinionin”. Për katër ditë e marrin vesh se kur fillon edhe kur pritet të përfundojë, do ta mbajmë një konferencë bashkë me ministrin e Kulturës dhe Sportit’.’ potencoi i pari i Gjilanit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.