
Manchester United kanë nisur bisedimet për të mbajtur në ekip lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, shkruan Gazeta10.
‘Djajtë e Kuq’ kanë gati kontratat e reja për pesë futbollistët e skuadrës, kontratat e të cilëve janë gati të përfundojnë.
Bëhet fjalë për futbollistët si David De Gea, Diogo Dalot, Luke Shaw, Fred dhe Marcus Rashford, të cilët kanë hyrë në vitin e fundit të kontratave të tyre.
Unitedi po planifikon që të ushtrojë opsionin e zgjatjes së kontratës edhe për një vit tjetër me secilin prej këtyre futbollistëve.
Ekipi anglez nuk dëshiron që t’i humbasë këta futbollistë me parametra zero në përfundim të stinorit.
Manchester veçse ka nisur bisedimet me secilin futbollist për zgjatjen e kontratës dhe mbetet të shihet nëse futbollistët do ta pranojnë këtë ofertë.
Unitedi nuk e nisi mirë sezonin në Ligën Premier, por pas dy humbje radhazi ata filluan këndelljen dhe tanimë ata kanë shënuar katër fitore rresht në elitën e futbollit anglez. /Gazeta10/