Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend – për të mos i djegur mandatet

Gazeta10
08 February 2024 - 10:32

Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancë pas një mungese prej gati pesë muajsh.

Këtë dyshohet se e kanë bërë vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit, raporton Ekonomia Online.

Zakonisht kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumë muajsh bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.