Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënshkruhet kontrata për vazhdimin e punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Gazeta10
08 February 2024 - 11:26

Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën, e cila kishte filluar së ndërtuari qysh në vitin 2009.

“Sapo e nënshkruam kontratën për zgjerimin e rrugës që lidh Prishtinën me Mitrovicën. Projekt që ka qenë temë diskutimi në një kohë të gjatë, mbase projektet me te stërzgjatura të pasluftës në Kosovë. Jemi duke shkuar në përfundim të tij meqenëse arritëm sot ta nënshkruajmë kontratën”, deklaroi Aliu në një konferencë për media së bashku me zëvendësin e tij, Hisen Durmishi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.