Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina luan sonte në Ligën Ballkanike

Gazeta10
08 February 2024 - 12:39

Sigal Prishtina rikthehet sonte me ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës Ballkanit.

Kryeqytetasit luajnë sonte përballë ekipit qipriot të AEL Limassol.

Në këtë takim, me bilanc më të mirë hyjnë mysafirët që kanë katër fitore e një humbje.

Në krahun tjetër, prishtinasit kanë zhvilluar vetëm tri ndeshje dhe prej tyre kanë dy fitore e një humbje.

Ekipi qipriot edhe para dy ditësh ishte në Kosovë, ku u përballë me ekipin tjetër kosovar atë të Pejës, të cilët i mposhti.

Përballja e sotme mes Sigal Prishtinës e AEL nis nga ora 20:30.

Më pas, Prishtinën e pret ndeshja e radhës në kampionat përballë Vëllaznimit si mysafire.

Pastaj, do të kenë punë në FINAL 8 të Kupës së Kosovës që nis nga 13 shkurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.