
Gjatë ditës së sotme në Paris të Francës është hedhur shorti i Ligës së Kombeve.
Kosova merr pjesë në Ligën C të këtij kompeticioni dhe sot ka mësuar kundërshtaret e saj për edicionin e ri.
“Dardanët” janë shortuar në grupin 2 dhe do të kenë punë me përsëri me Rumaninë, ndërsa kombëtaret tjera që i bashkohen janë Qipro dhe Lituania ose Gjibraltari.
Edhe edicionin e kaluar, Kosova e kishte në grup Qipron, ndërsa me Rumaninë ishte takuar në kualifikimet për Evropian.
Kjo do të jetë hera e parë që Kosova do të takohet me Lituaninë ose Gjibraltarin në ndeshje zyrtare, pasi me to ishte ndeshur vetëm në takime miqësore.
Kosova herën e kaluar në Ligën e Kombeve nuk arriti të zë vendin e parë në tabelë, duke u pozicionuar e dyta në grup pas Greqisë.