Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama e quan të pakuptimtë seancën ku u përballën Kurti dhe Vuçiq

Gazeta10
09 February 2024 - 11:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si “seancë të pakuptimtë”, mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, duke thënë se ai nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën.

Sipas Ramës, për këto çështje duhet të gjendet zgjidhje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ishte një seancë e pakuptimtë. Këshilli i Sigurimit të OKB’së qartazi nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Kosova dhe Serbia duhet të përqëndërohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE’së dhe të fokusohen në arritjen e një marrëvshje për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera nga të cilat përfitojnë qytetarët e zakonshëm në përditshmëri, duke siguruar një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Rama në rrjetin social “X”.

Rama ka thënë se Shqipëria do t’i qëndrojë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, derisa i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet me aleatët. 

“Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, ka shkruar tutje Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.