Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mustafa: Kurti sa ishte në opozitë u premtonte parajsen sindikatave, ishte aleat me ta

Gazeta10
12 September 2022 - 19:16

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka kritikuar qeverisjen Kurti për raportet me sindikatat e arsimit.

Mustafa në Info10 tha se kryeministri, Albin Kurti në kohën sa ishte në opozitë u patë bërë aleatë i sindikatave, madje sipas tij, ai i inkurajonte ata edhe për greva, shkruan Gazeta10.

“Kurti në vitin 2011 i patë shpallur si aleatë të tij sindikatat, dhe i  inkurajonte për greva. Dhe në shumicën e sindikatave, janë të njëjtit krerë, pra nëse tash jan të kapura kanë qenë edhe atëherë. Në opozitë mund të premtosh edhe parasjën, dhe kur je në qeverisje atëhëre duhet të punosh shumë që ta arrish atë. Këto deklarata vetëm e acarojnë situatën. Një qeveri me më shumë se 50% të parlamentit të Kosovës, nuk ka të drejtë të kërkojë fajtor te askush tjetër”, tha Mustafa në Info10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.