Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia ndëshkon dy persona pasi garuan me makina në rrugën Mitrovicë-Vushtrri

Gazeta10
10 February 2024 - 18:28

Policia e Kosovës ka njoftuar për ndalimin e dy shoferëve që kishin organizuar gara sportive në aksin rrugor Mitrovicë-Vushtrri.

Sipas policisë atyre u janë shqiptuar gjobat prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative, raporton Gazeta10.

“Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Kundërvajtësit janë hasur në aksin rrugor Mitrovicë –Vushtrri,  të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Kundërvajtësve u  janë  shqiptuar gjobat prej 150 euro,  si dhe  nga një (1) pikë negative”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.