
Edhe kjo e diel është e rezervuar për emisionin “Kampionët”, me një super panel, si gjithmonë.
Të përhershmit Bekim Isufi, sonte në studio i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Blendi Memaj, Kushtrim Mushica dhe Kron Sadiku.
Ekskluzivisht për “Kampionët” sonte foli edhe Vedat Muriqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe RCD Mallorca në Spanjë.
Ai foli edhe për kohën e tij te Mallorca, me theks të veçantë për ndeshjen e sotme ndaj Rayo Vallecano.
“Jam shumë i kënaqur me golin e shënuar sot, është një ndjenjë e mirë pasi kam munguar për një kohë të gjatë” – tha ai.
Tutje, ai kishte disa fjalë edhe për trajnerin e tij te Mallorca, duke qenë falënderues për minutat e dhënë që nga lëndimi i tij me Kosovën.