
Edhe kjo e diel është e rezervuar për emisionin “Kampionët”, me një super panel, si gjithmonë.
Të përhershmit Bekim Isufi, sonte në studio i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Blendi Memaj, Kushtrim Mushica dhe Kron Sadiku.
Ekskluzivisht për “Kampionët” sonte foli edhe Vedat Muriqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe RCD Mallorca në Spanjë.
Ai foli edhe për trajnerët e Kosovës, që udhëhoqën me Kosovën në periudha të caktuara.
“Disa trajnerë nuk e nxorrën maksimumin e lojtarëve, andaj edhe mungonin sukseset me kombëtaren” – tha ai.
Tutje, sulmuesi me më së shumti gola në historinë e kombëtares së Kosovës përmendi disa nga trajnerët e Kosovës.
“Me tre trajnerë kemi pasur tre sisteme të ndryshme në fushën e lojës. Me Challandes ishim më shumë të fokusuar te pasimet, Giresse ka qenë me direkt, gjersa Gliha dëshironte të luante më kundërsulme, pavarësisht kundërshtarit” – përfundoi ai.