Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdekja tragjike e kirurgut Halil Tanaj, SHSKUK del me njoftim

Gazeta10
12 February 2024 - 11:34

SHSKUK ka dal me telegram ngushëllimi për vdekjen tragjike të kirurgut Halil Tanaj.

Ata kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kirurgut të njohur.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e mjekut  të përkushtuar, e të shquar, Dr. Halil Tanaj. ShSKUK, ngushëllon familjen, miqtë dhe kolegët me rastin e vdekjes së Dr. Tanaj. Dr. Halili ishte profesionist i  shquar, njeri human dhe e përkushtuar për ofrim të shërbimeve shëndetësore. Ai deri në momentet e fundit ishte përkrah pacientëve, ndaj të cilëve ishte shumë i përkushtuar.   Familja humbi njeriun më të  dashur, kurse  ShSKUK një profesionist me  vyrtyte të larta njerëzore dhe profesionale. Dr. Halili, do të mbetet çdoherë në mendjet tona, si njeri dhe profesionist i përkushtuar, shembull që do të shërbejë për gjenerata të tëra, edhe pse fizikisht u nda nga ne!”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.