Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

DASh konfirmon: Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për blerjen e “Javelin”-ëve

Gazeta10
13 February 2024 - 10:57

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se ka përfunduar periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë sistemin anti-tank “Javelin”.

Një zëdhënës i DASH-it, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se tani i takon Kosovës që të vendos lidhur me planet e tyre për blerjen e “Javelin” nga ShBA.

Këtij lajmi iu gëzua edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai tha se janë në pritje të ofertës nga Shtetet e Bashkuara.

“Javelin, sistem me të cilin do të pajiset FSK, tashmë fakt i kryer”, shkroi Maqedonci në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.