Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përveç 500 eurove për lindje, Rahoveci subvencionon edhe shpenzimet e varrimit

Gazeta10
14 February 2024 - 8:17

Përveç subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, kjo komunë tashmë mbulon edhe shpenzimet e varrimit.

Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, teksa tha se kjo iniciativë bëhet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, ku secila familje përfiton nga 220 euro.

“Ne i subvencionojmë edhe shpenzimet e varrimit. Përmes Bashkësisë Islame, secila familje përfiton nga 220 euro kur ka raste të vdekjes. Ne e respektojmë atë familje që ka humbur anëtarin e vet, ne duam t’i japim fuqi e përparësi”, deklaroi Latifi në tëvë1.

Ndërkaq, sa i përket subvencionimin e lindjeve në Rahovec, Latifi tregoi se në repartin e maternitetit tashmë  është shtuar edhe një specialist.

“Që nga viti 2021 ne i subvencionojmë lindjet në Komunën e Rahovecit. Në vitin 2021 subvencionimi ka qenë 200 euro, në vitin 2022, 300 euro, në vitin 2023 kanë qenë 400 euro, ndërsa në këtë vit subvencionimi do të jetë 500 euro. E kemi edhe një lajm të mirë, sepse tani ka ardhur edhe një specialist tjetër me përvojë të gjinekologjisë, përveç Ilir Kadirit, e Fejrzi Kryeziut, tashmë do të jetë edhe Ejup Zeka. Që do të thotë, tani i kemi tre specialistë”, shtoi tutje Latifi.

Me ç’rast, Latifi u bëri thirrje të gjitha qytetareve të Rahovecit të cilat kanë nevojë për këtë shërbim, t’i drejtohen këtij reparti pa asnjë dyshim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.