Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

300 euro gjobë për ngasje deri në 114 kilometra në orë në një fshat të Kamenicës

Gazeta10
14 February 2024 - 10:47

Një ngasës është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar ngasja e automjeteve në afat prej tre muajve për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në fshatin Koretin të Kamenicës.

Policia në Kamenicë ka njoftuar se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar ishte 50 kilometra në orë, ngasësi ka drejtuar veturën me shpejtësi 114 kilometra në orë.

Përveç gjobës dhe ndalimit të ngasjes, ai ka marrë tre pikë negative për këtë tejkalim të shpejtësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.