Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ndërtimi i tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, Qeveria miraton Projektligjin që parasheh ndarjen e kostove ndërmjet palëve

Gazeta10
14 February 2024 - 11:09

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Projektligjin për Ratitfikimin e “Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë-Prizren.

Gjatë prezantimit të këtij Projektligji, Kryeministri Albin Kurti tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarjeve të kostove ndërmjet palëve për financimin e hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.

Ndërkohë, Ministri Liburn Aliu tha se më këtë projektligji synohet që të hyjë në fuqi Marrëveshja e Bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit në këtë rrugë, e cila është lidh me datën 12 janar 2024, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.  

Siç kishte deklaruar më herët Ministri Aliu, financimi i këtij projekti, përfshirë ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, do të ndahet proporcionalisht në përputhje me gjatësinë e tij në secilën anë, ndërsa projektimi i secilës pjesë para dhe pas tunelit do të jetë i financuar nga palët përkatëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.