
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se seanca e Këshillit të Sigurimit e javës së kaluar, shpërfaqi siç ka thënë ajo, në formën më mos-koordinimin e Qeverisë së Kosovës me SHBA-në.
Çitaku ka kërkuar që të ketë reagim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të cilën ka thënë se është momenti i fundit që të deklarohet publikisht dhe të tregojë se a e mbështet kursin konfrontues të Kurtit, apo qëndrimi i saj është ndryshe.
“Se nuk ka asnjë koordinim me SHBA-të tashmë është e ditur botërisht. Seanca e Këshillit të Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë mos-koordinim.
Dhe për çka? Për dinarë e fletushka. Ky popull e ky vend, në koordinim me aleatët ka larguar tankset serbe. Është çliruar, është pavarësuar. Është njohur nga mbi 100 shtete. Është momenti i fundit që Presidentja, si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe. Fol Presidente, kësaj radhe, heshtja nuk është flori”, shkruan Çitaku.