Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mungesa e Listës Serbe në Kuvend, shtyhet votimi i amendamenteve kushtetuese për vettingun

Gazeta10
15 February 2024 - 12:59

Mungesa e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ka bërë që të shtyhet votimi i amendamenteve kushtetuese për procesin e vettingut.

Ndonëse pozita dhe opozita ishin pajtuar për miratimin e propozim-amendamenteve për procesin e vettingut, mungesa e dy të tretave të deputetëve që kanë vende të rezervuara në Kuvend ka bërë që këto ndryshime të mos kalojnë sot.

“Ne mund të konstatojmë se në kuvend nuk ekzistojnë kushte për procedimin e votimit të amendamenteve për ndryshime kushtetuese”, ka thënë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Kushtetuat e Kosovës kërkon që për ndryshime kushtetuese duhen dy të tretat e gjithë deputetëve, përfshirë dy të treta e deputetëve që mbajnë vende te rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.