
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dha disa shembuj të ndikimit që pati në partneritet mosdëgjueshmëria e Qeverisë së Kosovës për çështjen e zbatimit të rregullores që e heq dinarin serb nga përdorimi në vend.
Ai ka thënë se kjo situatë e ka prekur cilësinë e partneritetit tonë.
Këto deklarata të Hovenierit e kanë shqetësuar deputetin e PDK-së, Rashit Qalaj.
Qalaj në emsionin ‘Raport Special” në Kanal10, ka thënë se kjo Qeveri kokëfortë po i dëmton marrëdhëniet me ShBA për një grusht vota.
“Qeveria e vendit është një Qeveri kokëfortë, një qeveri e padijshme, një qeveri që po bënë çmos t’i lëkund këto marrëdhënie, mendoj se është duke i bërë një dëme shumë të madh këtij vendi”, ka thënë Qalaj.
Sipas tij, si popull jemi të shqetësuar sepse është duke u luahtur diçka e shenjë siç janë ShBA-të
“Është një fatkeqësi e madhe për shtetin e Kosovës dhe për popullin e Kosovës që në të përjetojmë dhe të jemi dëshmitar të një konferencë të jashtëzakonshme të ambasadorit amerikan i cili dha një mesazh të qartë duke demantuar skajshmërisht kryeministrin e Kosovës, zëvendëskryeministrin dhe tërë aparatin qeveritar të Kosovës se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe ShBA-së nuk janë lëkundur. Mesazhi që dha ambasadori amerikan është një përsëritje e fjalimit të Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit James O’Brien në lidhje me pasojat e mundshme që Kosova mund t’i ketë në rast se vazhdon me çështjen e dinarit dhe ne si popull jemi shumë të shqetësuar sepse është duke luhatur diçka e shenjtë siç janë ShBA-të”, është shprehur Qalaj. /GAZETA10/