Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Franco Foda trajneri i ri i Kosovës

Gazeta10
17 February 2024 - 14:09

Franco Foda është trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ai është prezantuar të shtunën nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Foda merr drejtimin e Kosovës pasi ishte papunë për gati dy vjet. Së fundmi drejtoi Zuerichun për një periudhë të shkurtë.

Kohën më të madhe si trajner, 57-vjeçari e kaloi në Austri. Drejtoi për shumë vjet Sturm Grazin, me të cilët fitoi një herë titullin e kampionit dhe Kupën e Austrisë.

Për një vjet e udhëhoqi edhe Kaisterslauternin në Gjermani.

Nga viti 2018 deri më 2022, ishte trajneri i Përfaqësueses së Austrisë, të cilën arriti ta kualifikonte në Evropianin e vitit 2020.

Foda pritet të debutojë te Kosova në ndeshjet miqësore të marsit. Më 22 mars, Kosova do të luajë ndaj Armenisë në Yerevan, ndërsa më 26 mars përballet me Hungarinë në Budapest.

Kosova ishte pa trajner që nga largimi i Primozh Glihas pas përfundimit të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.