
E diela sjellë emisionin “Kampionët” në ekranet e shikuesve.
Për të folur rreth selektorit të ri të Kosovës e Superligës, të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Muhamet Dragusha, Artan Osmani dhe Taulant Dajaku.
Në lidhje direkte është i ftuar edhe Muharrem Sahiti, drejtor i kombëtares së Kosovës.
Drejtori gjeneral i Prishtinës, Artan Osmani foli për transferimin e Jalen Blesas në skuadrën e Uni. Craiova në Rumani.
“Nuk kishim qëllim të shesim Blesan dhe as nuk kishim dëshirë ta linim të largohet, mirëpo ishte dëshira e tij të largohet dhe nuk kemi dashur të jemi pengesë për karrierën e tij” – tha ai.
Tutje, Osmani përgënjeshtroi lajmet që vinin nga Rumania se kishte probleme teknike te Prishtina që çoi në vonimin e transferimit të Blesas.
“Nuk është e vërtetë që kemi pasur probleme me rrymë, siç paskan thënë në mediat rumune. Nuk ka ndodhur një gjë e tillë, gjithçka ka shkuar në rregull” – vazhdoi ai.
Në vazhdim, Osmani foli për objektivat e klubit për pjesën e mbetur të sezonit.
“Jemi të fokusuar në dy frontet, edhe në Kupë edhe në Superligë. Në këtë të fundit synojmë të mbledhim sa më shumë pikë të jetë e mundur, gjersa në Kupë do të shohim se sa larg do të shkojmë. Ta fitojmë Kupën e Kosovës do të ishte ideale” – përfundoi ai./Gazeta10/