Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë

Gazeta10
23 February 2024 - 14:13

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prizren.

Një person është goditur nga një veturë.

Rastin e ka konfirmuar vajza e çiftit, Gresa Behluli. Ajo ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo shkurt për Telegrafin.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka thënë Behluli është goditur derisa ishte duke kaluar rrugën.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Bytyçi bërë të ditur se policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.