
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me Komandantin e KFOR’it, në Kosovë, Ozkan Ulutas.
Pas takimit Ambasadori Hovenier, ka thënë se me Ulutas kanë folur për siturën e sigurisë në Kosovë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm krah KFOR’it.
“Takimi i mirë me Komandantin #KFOR MG Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me @NATO_KFOR pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Good meeting with COM #KFOR MG Ulutaş. Reinforced our shared commitment to security in Kosovo and discussed ongoing challenges. The United States stands strongly with @NATO_KFOR as it works to ensure a safe & secure environment and freedom of movement in Kosovo. pic.twitter.com/kpVofpNgqI
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 23, 2024