
Investitori gjerman dhe përfaqësuesi u BKI, Karl Heinz Krauss ka folur rreth vendimit të tij për të investuar në Kosovë duke thënë se sheh potencial të madh këtu.
Ai në intervistën për Politiko në Kanal10 tha se në momentin që erdhi në Kosovë ka menduar se ka potencial për t`u zhvilluar.
“Kam ndërmarrje të madhe në Mynih të Gjermanisë, kam shumë punëtorë nga Kosova që punojnë në ndërmarrjet e mija dhe prej tyre kam njohur edhe Isak Nezirin i cili më ka propozuar të vijë në Kosovë. Kam qenë i befasuar pak se çka do të bëjë në Kosovë por ishte insistim i tij të vijë në Kosovë. Kam marrë shumë informacione dhe pasi kemi arritur këtu kam vërjetur se këta njerëz, kjo miqësi dhe afërsi, kam menduar se këtu mund të bëhet diçka.”/Gazeta10/