Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gavi qëndron te Barcelona

Gazeta10
13 Shtator 2022 - 16:08

Mesfushori spanjoll, Pablo Gavi, do të nënshkruajë kontratë afatgjate me Barcelonën në ditët në vazhdim, shkruan Gazeta10.

Gavi ka impresionuar me paraqitjet e tij që nga stinori i kaluar dhe shumë skuadra të mëdha evropiane kanë qenë duke e monitoruar situatën e tij.

Por përkundër këtyre interesimeve talenti spanjoll ka vendosur që të nënshkruajë kontratë të re me ekipin katalan.

Me kontratën e re, Gavi do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2026 dhe klauzola e largimit të tij do të jetë 1 miliard euro.

Vlera e 18-vjeçarit në treg është rreth 60 milionë euro.

Falë paraqitjeve të mira me Barcelonën, Gavi është ftuar edhe te Kombëtarja A e Spanjës, ku është bërë lojtari më i ri në histori që që përfaqëson ‘La Furia Rojan’.

Deri më tani me Barcelonën, Gavi ka zhvilluar 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.