
Manchester United pagoi plot 95 milionë euro për të transferuar nga Ajax, Antony. Braziliani konsiderohet si ylli i së tashmes dhe së ardhmes në Old Trafford duke qenë se është vetëm 22-vjeç.
Antony shprehet se edhe ai vjen nga favelat lagjet e geto-izuara, aty ku telashet kanë qenë “ushqimi” i përditshëm ndërsa shton se pavarësisht vuajtjeve ai dhe familja nuk e humbën kurrë buzëqeshjen që tashmë jeta duket se po ia kthen mbrapsht.
“Unë jam një djalosh i thjeshtë që vij nga favela, aty ku nuk kisha një dhomë timen. Flija në divan, nuk kisha as atlete për të luajtur futboll. Jetoja në mes të favelave dhe pak metra nga shtëpia ime ishte një qendër ku shpërndahej drogë. Ndonjëherë kur shikoja ndeshje në televizion, shtëpia mbushej me aromën e kanabisit. Kishte edhe nga ato momente kur prindërit, vëllai dhe motrat përqafoheshin nga frika dhe luteshin për jetën. Më ka ndodhur edhe të më përmbytej shtëpia dhe duhej të nxirrja ujin në mesin e natës, por unë dhe familja ime nuk e humbëm kurrë buzëqeshjen pavarësisht vuajtjeve me të cilat u përballëm”. tha mes tjerash Anthony.