Një burrë ka raportuar në polici, se derisa ishte duke e pastrua arën e tij në fshatin Lladroviq të Malishevës, ka gjetur një mjetë të pashpërthyer.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar-granatë dore në mënyrë të kontrolluar”.
“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER Lladroviq, Malishevë 24.02.2024-16:15. Ankuesi kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke pastruar një fushë-arë, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar-granatë dore në mënyrë të kontrolluar.” – thuhet në raportin e PK-së.