Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Raporti i OKB-së: Toka po i afrohet më shumë pikave të rrezikshme klimatike

Gazeta10
13 September 2022 - 18:38

Pasojat e ndryshimeve klimatike “çojnë në një territor të panjohur shkatërrimi”, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres me rastin e publikimit të një raporti të ri shkencor në të cilin diskutohet ky problem.

Një raport i Organizatës Botërore të Meteorologjisë thotë se bota “po shkon në drejtimin e gabuar” kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike.

Me shqetësimet për rritjen e emetimeve të gazrave që kontribuojnë në efektin serrë dhe faktin se liderët botërorë nuk kanë arritur të zbatojnë një strategji për të frenuar rritjen globale të temperaturës në më pak se 1.5 gradë Celsius në krahasim me epokën para-industriale, Toka po i afrohet më shumë pikave të rrezikshme klimatike, paralajmëron në dokument.

Ngjarjet ekstreme të motit po bëhen tashmë më të shpeshta dhe më intensive.

“Valët e të nxehtit në Evropë, përmbytjet kolosale në Pakistan. Nuk ka asgjë të natyrshme kur bëhet fjalë për shkallën e re të këtyre fatkeqësive”, tha Guterres në një video-mesazh. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.