
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët në Qirez e Likoshan.
Ai tha se flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë.
“Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. 26 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”